Haxhiu: Integrimi euroatlantik është rruga e pandalshme e Kosovës

Para pak minutash

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kosova mbetet e palëkundur në orientimin e saj euroatlantik.

Në shënimin e Ditës së Evropës, Haxhiu tha se Kosova është “evropiane në histori, kulturë dhe orientim politik”, ndërsa theksoi se përparimi drejt Bashkimit Evropian po dëshmohet përmes forcimit të institucioneve, rritjes së mirëqenies sociale dhe shtrirjes së sovranitetit në gjithë territorin e vendit.

Ajo shtoi se Kosova tashmë i ka përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshilli i Evropës dhe paralajmëroi se çdo vonesë në proceset integruese dëmton qytetarët dhe besueshmërinë e vizionit evropian në Ballkanin Perëndimor.