Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është rikandiduar për kryeministër gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ku kandidatura e tij u miratua unanimisht.
Në fjalimin para anëtarëve të partisë, Kurti foli për arritjet e qeverisë në vitet e fundit, duke veçuar shtesat sociale, shtrirjen e sovranitetit në veri dhe luftimin e propagandës serbe.
Ai deklaroi se LVV-ja është në rritje të vazhdueshme dhe synon të arrijë deri në 60 për qind të mbështetjes në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Sa herë po na bllokojnë, ne po rritemi e ata po marrin përgjigje nga populli”, tha Kurti, duke shtuar se vendi nuk kishte nevojë për zgjedhje të reja, por sipas tij, opozita po bllokon shtetin pasi nuk mund ta mposhtë qeverinë përmes votës.
