Reagimi i Nazir Krakit nxit dyshime për largim nga Guxo

Para 14 oresh

Një koment i ish-deputetit Nazir Kraki ka nxitur aludime për një largim të mundshëm nga Partia Guxo. Reagimi erdhi pasi këshilltari i ministres Donika Gërvalla, Naser Arifi, publikoi një status kritik ndaj disa figurave të partisë. Kraki e cilësoi të papërshtatshme fushatën denigruese ndaj ish-anëtarëve kryesorë të subjektit, duke thënë se postime të tilla nuk e nderojnë as autorin, as ministren dhe as partinë. Reagimi i tij është interpretuar si shenjë pakënaqësie brenda Guxo-s.