Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se një arkitekturë evropiane që nuk e përfshin Türkiyen në vendin që i takon do të mbetet “e paplotë dhe e cenueshme” në përballjen me krizat.
Në mesazhin e tij për Ditën e Evropës, Erdoğan tha se Deklarata e Schumanit simbolizon angazhimin për paqe, bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë në Evropë, ndërsa vlerësoi se parimet themeluese të Bashkimit Evropian po përballen sot me sfida serioze globale.
Ai theksoi se luftërat, paqëndrueshmëria politike dhe vështirësitë ekonomike kërkojnë politika më gjithëpërfshirëse dhe bashkuese nga BE-ja, duke shtuar se Türkiye mbetet një pjesë “thelbësore dhe e pazëvendësueshme” e këtij procesi si vend kandidat.
