Ambasadori suedez: Kosova dikur ishte para Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Para pak minutash

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, deklaroi se Kosova para dy dekadash ishte më përpara se Shqipëria në procesin e integrimit evropian, por tani Tirana ka avancuar më shpejt drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për Klan Kosova, ai tha se e “trishton” fakti që Shqipëria është tashmë para Kosovës në negociatat me BE-në, duke shpresuar që Prishtina ta ndjekë këtë rrugë sa më shpejt.

Westerlund theksoi se Kosovës i duhet më shumë unitet politik dhe paralajmëroi se ngërçi institucional mund të pengojë integrimin evropian, sidomos në miratimin e ligjeve të nevojshme për përfitimin nga Plani i Rritjes i BE-së.