Kurti: Kërcënimet e “Brigadës së Veriut” tregojnë se s’kanë vend në Kosovë

Para 1 muaj

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka reaguar pas kërcënimeve të publikuara nga organizata terroriste Severna Brigada, duke thënë se ato dëshmojnë se pjesëtarët e saj nuk kanë vend në Kosovo. Kurti rikujtoi se grupi ishte shpallur organizatë terroriste në vitin 2023 dhe i cilësoi anëtarët e tij si kriminelë që kanë ushtruar dhunë në të kaluarën. Reagimi erdhi pasi organizata publikoi një mesazh kërcënues ndaj tij me përmbajtje për eliminim fizik.