Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit.
Gjatë fjalimit në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, ai bëri të ditur se ka propozuar një garë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, si kandidate për presidente dhe bartëse të listës zgjedhore të partisë.
Abdixhiku tha se propozimi është mbështetur dhe votuar unanimisht nga Kryesia e LDK-së.
“Kam propozuar që LDK të garojë me Presidenten Vjosa Osmani si kandidate për Presidente të Republikës dhe njëkohësisht bartëse të listës sonë zgjedhore; dhe me mua kandidat për Kryeministër të Republikës”, deklaroi ai.
