Pas 27 vitesh nga rënia, ish-luftëtari i Çyçavicës Bekim Zenuni është rivarrosur në Memorialin e Dëshmorëve në Bletaj. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë dhe ushtarë të Forca e Sigurisë së Kosovës, të cilët bartën arkivolin e mbuluar me flamurin për të cilin luftoi. Gjatë homazheve u vlerësua sakrifica e tij dhe e dëshmorëve të tjerë për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.
