Vushtrri: Raportoi rrejshëm për dhunim, lirohen dy të ndaluarit

Para 2 muaj

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetime për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” ndaj një gruaje me inicialet V.V., e cila kishte raportuar se ishte dhunuar nga dy persona në Vushtrri.

Pas denoncimit, dy të dyshuarit ishin ndaluar për 48 orë. Megjithatë, pas ekzaminimit gjinekologjik në Instituti i Mjekësisë Ligjore, nuk janë konstatuar dëmtime dhe nuk janë gjetur elemente të veprave penale kundër integritetit seksual.

Në mungesë të provave, dy personat janë liruar, ndërsa rasti ndaj denoncueses vazhdon në procedurë të rregullt.