Në gjykimin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës, dëshmitarja Helen Fraser deklaroi se kishte përdorur Inteligjencën Artificiale për transkriptimin e audiove nga vizita e Hajredin Kuçi në Qendrën e Paraburgimit.
Ajo tha se AI nuk mund ta zëvendësojë aspektin njerëzor në deshifrimin e audiove të paqarta, por se mjeti i kishte ndihmuar për të kuptuar përmbajtjen e incizimeve. Fraser theksoi se njohja e kontekstit ndikon dukshëm në saktësinë e transkriptimit.
