BE dhe Ballkani Perëndimor takohen më 11 maj, në fokus dialogu Kosovë–Serbi

Para pak minutash

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen më 11 maj për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe procesin e integrimit evropian.

Në fokus të takimit pritet të jetë edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin zyrtarët e Brukselit kanë shprehur pakënaqësi me dinamikën aktuale. Sipas diplomatëve evropianë, BE-ja synon t’i japë një shtysë të re procesit, megjithëse situata politike në Kosovë dhe Serbi po e vështirëson vazhdimin e dialogut në nivel të lartë.