LDK: Ka pasur sulm kibernetik ndaj postimeve të Abdixhikut

Para pak minutash

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si sulm të organizuar kibernetik dhe manipulim digjital ndaj komunikimit publik të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Sipas LDK-së, mijëra profile të dyshimta dhe llogari të automatizuara kanë ndërhyrë në rrjetet sociale për të ndikuar në perceptimin publik dhe për të krijuar atmosferë refuzimi ndaj thirrjes për “tubimin e bashkimit”. Partia opozitare paralajmëroi se manipulimi digjital dhe propaganda e organizuar mund të jenë pjesë e fushatës së ardhshme zgjedhore.