Arrestohet 23-vjeçari në Obiliq, dyshohet se sulmoi bashkëshorten

Para pak minutash

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Plemetin të Obiliqit, ku një 28-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik. Sipas deklarimit të saj, 23-vjeçari dyshohet se e ka zvarritur për flokësh gjatë incidentit.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili dyshohet se ishte nën ndikim të alkoolit. Me urdhër të Prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.