PDK-ja refuzon rikthimin e Fatmir Limajt në parti

Para pak minutash

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Fatmir Limaj për rikthim dhe kandidim në listën e partisë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Lajmin e konfirmoi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas mbledhjes së kryesisë. Limaj kishte deklaruar më herët se nuk do të garojë në zgjedhje nëse nuk pranohej në listën e PDK-së, duke kërkuar bashkëpunim politik mes dy subjekteve.