Gjykata refuzon lirimin e Ilir Metës, tensione dhe përplasje në seancë

Para pak minutash

Ilir Meta mbetet në masë sigurie pasi Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e tij për ndryshim të masës, pavarësisht garancisë pasurore të ofruar nga mbrojtja.

Seanca u shoqërua me debate të forta mes avokatëve, prokurorëve të SPAK dhe përkrahësve të Metës. Avokati Kujtim Cakrani kundërshtoi kushtet e gjykimit dhe kërkoi transmetim të drejtpërdrejtë të seancës, ndërsa Monika Kryemadhi ngriti shqetësime për provat dhe përgjimet në dosje.