Thirrje për Palestinën e Lirë në koncertin e Dua Lipës në Prishtinë

Para 9 muaj

Gjatë koncertit të saj në Prishtinë, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa u shoqërua nga thirrje në përkrahje të Palestinës së lirë.

Që nga nisja e ofensivës izraelite, Dua Lipa ka shprehur publikisht mbështetjen për palestinezët, duke dënuar humbjen e jetëve civile dhe duke bërë thirrje për paqe e drejtësi. Mesazhet e saj janë përshëndetur gjerësisht në rrjetet sociale dhe në skenat botërore, përfshirë edhe koncertin e fundit në kryeqytetin e Kosovës.