ShBA-ja urdhëron ndërprerjen e operacioneve sulmuese kibernetike ndaj Rusisë

Para 10 muaj

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, do t’i pauzojë operacionet kibernetike sulmuese kundër Rusisë, thonë zyrtarët, përderisa po vazhdon një shtytje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Arsyeja për këtë vendim nuk është deklaruar publikisht dhe nuk është e qartë se sa mund të zgjasë kjo pauzë e operacioneve. Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së ka refuzuar që të komentojë.

Udhëzimi i ri thuhet se erdhi pasi para se Trumpi të përfundonte në një grindje televizive me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, të premten në Shtëpinë e Bardhë.

Vendimi për ndërprerjen e operacioneve kibernetike amerikane kundër Rusisë erdhi nga sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, në një udhëzim të ri për Komandën Kibernetike të ShBA-së, i thanë zyrtarët televizionit “CBS Neës”, partner i BBC-së.

Kjo masë lë pyetje për fuqinë e kundërpërgjigjes amerikane në fushën kibernetike ndaj hakimeve të dyshimta ruse, ndërhyrjes në zgjedhje dhe përpjekjeve për sabotazh që kanë vënë në shënjestër vende perëndimore të cilat ia kanë mbajtur anën Ukrainës gjatë luftës.