Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Suharekë, dy meshkuj dhe një femër, nën dyshimet për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Të dyshuarit kanë rezistuar arrestimit dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë, të cilët më pas kanë marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.
