Ish-ushtari i UÇK-së, Mit’hat Llozani, është liruar nga burgu në Beograd pas rreth tre muajsh ndalim. Lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci, i cili kishte kërkuar më herët reagim institucional pas arrestimit të tij më 5 shkurt gjatë kalimit transit në Serbi.
