Alarm për ajrin e ndotur: IKSHPK kërkon masa urgjente ndaj ndotjes nga KEK

Para 15 oresh

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ngritur shqetësim për ndotjen e lartë të ajrit nga termocentralet e KEK në Obiliq, duke kërkuar masa urgjente. Instituti rekomandon monitorim në kohë reale të ndotjes, kontroll më të rreptë të filtrave, inspektime dhe ndëshkime për tejkalim të normave, si dhe modernizim të teknologjisë për reduktimin e ndotjes. Po ashtu, kërkohen masa për mbrojtjen e shëndetit publik dhe rritjen e hapësirave të gjelbra. Sipas IKSHPK-së, nëse nuk veprohet shpejt, ndotja mund të shkaktojë pasoja serioze shëndetësore dhe rritje të vdekshmërisë, sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore.