Vedat Bajrami ironizon krizën: “Presidentet e ardhshme”

Para pak minutash

Aktori i humorit Vedat Bajrami ka reaguar me humor ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke ironizuar dështimin për zgjedhjen e presidentit. Ai publikoi një fotografi të vjetër me Osman Azemi, duke shkruar me shaka “Presidentet e ardhshme”, në një formë satirike për situatën aktuale dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.

 

Vlen të kujtojmë se, qytetarët e Kosovës do të detyrohen t’u drejtohen kutive të votimit sërish. Më së largu më 7 qershor, pritet të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare. Kjo meqë kuvendi ka dështuar ta zgjedhë presidentin e ri edhe pas afatit 34-ditor të Gjykatës Kushtetuese që përfundoi mbrëmë në mesnatë.