Ndërhyrje e rrallë në QKUK: hiqet plumbi nga mushkëria e pacientit pas 10 muajsh

Para pak minutash

Në Qendra Klinike Universitare e Kosovës është realizuar me sukses një operacion i ndërlikuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku një pacient 28-vjeçar kishte mbajtur për rreth 10 muaj një plumb në mushkërinë e majtë. Ndërhyrja u krye me metodën moderne VATS-Uniportal, duke shmangur hapjen e madhe kirurgjikale dhe duke mundësuar rikuperim më të shpejtë. Sipas mjekëve, operacioni ishte plotësisht i suksesshëm dhe pacienti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.