Kandidatja e VV-së për presidente, Feride Rushiti, është parë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ku është përshëndetur me Glauk Konjufca dhe deputetët Ardian Gola dhe Ilir Kërçeli. Ajo nuk ka dhënë ende deklaratë publike për kandidaturën e saj, ndërsa opozita ka kërkuar tërheqjen e saj duke e quajtur procesin “lojë” të Albin Kurti. Ndërkohë, seanca për zgjedhjen e Presidentit është shtyrë për herë të dytë për shkak të mungesës së opozitës, ndërsa një tjetër është paralajmëruar për në orën 19:00.
