Kryeministrja italiane Giorgia Meloni publikoi një foto me presidentin amerikan Donald Trump gjatë samitit të G7-ës në Alberta, Kanada, ku diskutuan çështjet kryesore ndërkombëtare, përfshirë situatën në Iran dhe marrëdhëniet ekonomike BE-SHBA.
Gjatë tryezës së mbledhjes, një moment i bisedës së saj me presidentin francez Emmanuel Macron u bë viral, ku Meloni u kap duke rrotulluar sytë pas një koment të Macron, ndërsa Donald Trump fliste.
Samiti i G7-ës përqendrohet në luftën në Lindjen e Mesme dhe sfidat tregtare ndërkombëtare, me pjesëmarrjen e liderëve të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe përfaqësuesve të BE-së.
