Kosova zgjidhet në Komitetin Drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë dhe Qasje në Informata

Para 10 muaj

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) është zgjedhur anëtare e Komitetit Drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë dhe Qasje në Informata (ENTRI), gjatë Konferencës Ndërkombëtare për të Drejtën e Informimit, të mbajtur më 24 qershor në Berlin.

Përmes përfaqësueses së saj, Komisioneres Krenare Sogojeva-Dermaku, AIP u zgjodh me votim unanim së bashku me Portugalinë, Spanjën, Francën dhe Skocinë. Gjermania do të kryesojë këtë rrjet.

Ky zhvillim konsiderohet një arritje e rëndësishme për avancimin ndërkombëtar të Kosovës në fushën e transparencës dhe të drejtës për qasje në dokumente publike. AIP do të kontribuojë në shkëmbimin e praktikave të mira dhe forcimin e bashkëpunimit evropian në këtë fushë.