Mëngjesin e së hënës, Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka raportuar pritje të gjata në disa pika kufitare për dalje nga Kosova. Në Merdar, pritjet arrijnë deri në 90 minuta, ndërsa në Dheu i Bardhë deri në 40 minuta, me kolonë prej 400 metrash. Në Jarinjë, pritjet shkojnë deri në 15 minuta në të dyja drejtimet.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare si Glloboçicë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Vërmicë, situata është e qetë dhe pa vonesa.
Sa i përket qarkullimit të kamionëve, nuk raportohet asnjë pengesë apo kolonë – pritjet variojnë nga 3 deri në 5 minuta.
