Armir Shahini – Miri ka rrëfyer në spektaklin e së martës fillimet e tij në skenën muzikore shqiptare, krijimin e “West Side Family” si dhe humbjen e parakohshme të Florit.
Miri shprehu se shtysa për hapjen e derës drejt karrierës së tij muzikore ishte Flori kur ata ishin adoleshentë.
Ai tha se gjithçka filloi nga një magnetofon dhe një kasetë, diçka që më pas u kthye grupin e njohur për publikun shqiptar.
