Dua Lipa kontribuon me automjet për njësinë mjekësore në Ukrainë

Para 19 ditë

Dua Lipa është falënderuar nga mjekët ushtarakë ukrainas pasi ndihmoi në sigurimin e një automjeti për misione shpëtimi në vijën e frontit. Automjeti iu dorëzua një njësie mjekësore në Ukrainë, falë fondeve të mbledhura në një event bamirësie.

Mjekët theksuan se ky mjet do të përdoret për transport emergjent dhe shpëtim jetësh në zonat e luftës, ndërsa iniciativa Driving Ukraine ka dhuruar qindra automjete për ushtrinë ukrainase që nga viti 2022.