Xi paralajmëron Trumpin për Tajvanin: Mund të çojë në konflikt

Para pak minutash

Xi Jinping i ka thënë presidentit amerikan Donald Trump se bisedimet tregtare mes Kinës dhe SHBA-së po shënojnë përparim, por paralajmëroi se çështja e Tajvanit mund t’i çojë marrëdhëniet mes dy vendeve në konflikt.

Gjatë samitit dyditor në Kinë, Xi theksoi se mosmarrëveshjet për Tajvan mbeten shumë të ndjeshme. Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, konfirmoi se tema e Tajvanit ishte diskutuar mes palëve.

Bisedimet u fokusuan edhe në tregti, energji dhe tensionet në Lindjen e Mesme, me të dyja palët që synojnë ruajtjen e armëpushimit tregtar të arritur muaj më parë. Sekretari i Thesarit amerikan, Scott Bessent, tha se pritet progres në krijimin e mekanizmave të rinj për tregtinë dypalëshe.