inflacioni në Kosovë: Çmimet rriten 7,5% brenda një viti!

Para 1 ore

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se në prill 2026 çmimet e konsumit janë rritur mesatarisht 7,5% krahasuar me prillin 2025, ndërsa inflacioni mujor ndaj marsit 2026 ishte 1,1%. Rritja është nxitur kryesisht nga transporti, strehimi, energjia, ushqimet dhe shërbimet e ndryshme, ndërsa rënie e lehtë është shënuar te komunikimi dhe arsimi.

Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar te grupi i kujdesit personal, mbrojtjes sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme -0,2 %.

Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK]