Kamberi kërkon rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krimeve të luftës në Kosovë

Para pak minutash

Deputeti nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, së bashku me deputetë të SDA Sanxhak, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, kanë propozuar një rezolutë për dënimin e krimeve të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998–1999.

Rezoluta kërkon njohjen e krimeve të luftës, përfshirë vrasjet, deportimet dhe spastrimin etnik ndaj civilëve shqiptarë, si dhe përmend masakrat në disa vende të Kosovës dhe varrezat masive në Serbi. Ajo po ashtu kërkon hapjen e arkivave, vazhdimin e hetimeve për të zhdukurit dhe ndalimin e mohimit të krimeve dhe glorifikimit të kriminelëve të dënuar.