Trepça ka njoftuar se pas ndërprerjes së energjisë elektrike në minierën Stan Tërg, 29 minatorë janë evakuuar me sukses, ndërsa 18 të tjerë vazhdojnë të jenë të ngujuar.
Sipas kompanisë, problemi u shkaktua nga një defekt në linjën 35 kV, që dëmtoi trafostacionin dhe stabilimentet përcjellëse. Trepça thekson se të gjithë punëtorët janë në gjendje të sigurt dhe pritet të nxirren nga miniera brenda rreth dy orësh.
Ekipet teknike dhe skuadrat e shpëtimit ndodhen në terren për rikthimin e energjisë dhe normalizimin e situatës.
