Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gollbovc të Malishevës, ku dy vëllezër janë gjetur të vrarë. Policia ka sekuestruar një armë zjarri në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari për vrasjen, që dyshohet të jetë nga Komuna e Drenasit, ndodhet në arrati. Autoritetet kanë konfirmuar rastin si vrasje të dyfishtë dhe po vazhdojnë hetimet.
