Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se puna dhe qasja gjithëpërfshirëse në zhvillimin e qytetit do të shpërblehet me besimin dhe votën e qytetarëve.
“Puna jonë gjithëpërfshirëse në Prizren do të shpërblehet me besim dhe votë. Me këtë qasje, krijojmë standarde, ndërtojmë sistem vlerash dhe forcojmë kapacitetet njerëzore e institucionale,” tha Totaj.
Ai theksoi se përfshirja e të gjithëve në proceset e vendimmarrjes përmirëson cilësinë e qeverisjes dhe reflekton vlerat e diversitetit që karakterizojnë Prizrenin.
“Prizreni është shembull i përfshirjes, një qytet që nuk e lë anash asnjë komunitet, sado i vogël të jetë,” shtoi ai, duke nënvizuar se kjo filozofi e bashkëpunimit është “formula e suksesit” për fitore dhe për qeverisje më të mirë.
