Seanca e planifikuar për të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës është anuluar me kërkesë të ish-deputetes Besa Baftiu, në rastin ku ajo, bashkë me Albulena Haxhiun, Pal Lekajn dhe Donika Kadaj-Bujupin, akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvend më 2016.
Fillimisht të liruar nga akuzat në vitin 2021 për mungesë provash, rasti u rikthye në rigjykim pas ankesës së Prokurorisë dhe vendimit të Gjykatës së Apelit më 2022.
Të akuzuarit ngarkohen me veprën penale “Mbajtje pa autorizim e armëve”, pasi më 19 shkurt 2016 u kapën me bombola gazi lotsjellës gjatë kontrollit në hollin e Kuvendit.
