Një 26-vjeçarja ka vdekur në rrethana të dyshimta pasditen e së premtes në qytetin e Prishtinës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ajo dyshohet se ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese në lagjen Lakrishtë.
Paparaci ka siguruar pamjet e këtij momenti.
Sipas njoftimit të Policisë, Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur rastin.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
