Pacientja ndërron jetë në Banjën “Nëna Naile” në Kllokot

Para 1 ditë

Një paciente ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në një dhomë të spitalit në Banjën “Nëna Naile” në Kllokot. Vdekjen e ka konstatuar një mjek, i cili e ka raportuar rastin tek autoritetet. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.