Unikkatil publikon “Copa Copa”, dedikim prekës për vëllain e ndjerë

Para pak minutash

Unikkatil ka publikuar këngën e re “Copa Copa”, e cila ka marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale. Projekti vjen si një dedikim emocional për vëllain e tij të ndjerë, Mentorin. Një ditë para publikimit, reperi ndau një mesazh prekës duke treguar se vëllai i kërkonte gjithmonë një këngë për ditëlindje, traditë që ai ka vendosur ta vazhdojë. Kënga po vlerësohet nga fansat si një ndër projektet më personale dhe të ndjera të artistit.