Dhunë ndaj gruas në Vushtrri, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Para 4 ditë

Një grua në Vushtrri ka pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet se një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e së dielës, me ç’rast viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.