Pentagoni ka konfirmuar tërheqjen e rreth 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania brenda 6–12 muajve, rreth 15% e forcave të vendosura atje. Vendimi vjen pas tensioneve mes Donald Trump dhe kancelarit Friedrich Merz për çështjen e Iranit. Lëvizja është kritikuar nga senatorë si Jeanne Shaheen dhe Jack Reed, të cilët e cilësuan si të dëmshme për sigurinë dhe aleancat, sidomos në kohën e agresionit të Vladimir Putin ndaj Ukrainës.
