OVL e UÇK-së: Shtyrja e vendimit në Hagë, goditje ndaj drejtësisë

Para pak minutash

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së reagoi ndaj shtyrjes së vendimit për ish-krerët e UÇK-së nga Gjykata Speciale, duke e cilësuar atë si shkelje të drejtësisë dhe të drejtave themelore. Sipas tyre, paraburgimi gati gjashtëvjeçar pa aktgjykim përbën dënim pa vendim dhe dëmton besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë. OVL thekson se vonesat janë të papranueshme dhe cenojnë dinjitetin e të akuzuarve dhe familjeve të tyre, duke u bërë thirrje shteteve mbështetëse të gjykatës të ndërhyjnë për të parandaluar shkelje të mëtejshme.