Nana Rukë feston sot ditëlindjen

Para pak minutash

Kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar nënën e tij, Rukë Haradinaj, me rastin e ditëlindjes.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i uroi asaj shëndet dhe jetë të gjatë, duke përmendur edhe sakrificat dhe vuajtjet që ajo ka kaluar ndër vite.

“Urime ditëlindjen, Nana Rukë! Një jetë plot dhimbje shqiptare që ka me u rrëfy ndër breza! Të paçim me shëndet e jetë të gjatë!”, ka shkruar ai.