Turqia ndan rreth 4 milionë euro për FSK-në

Para 7 minutash

Turqia dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje ushtarake, përmes së cilës Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të përfitojë rreth 4 milionë euro mbështetje.

Sipas gazetarit Sokol Brahaj, kjo ndihmë vlerësohet si e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, në një kohë kur Serbia po vazhdon të armatoset. Ai shtoi se priten edhe marrëveshje të tjera në të ardhmen.