Zgjatet afati për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Para pak minutash

Gjykata Speciale në Hagë ka konfirmuar zgjatjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe për 60 ditë, deri më 20 korrik 2026. Sipas zëdhënëses Angela Griep, kjo datë nuk paraqet ditën e shpalljes së aktgjykimit, por vetëm afatin e ri të përcaktuar për shkak të kompleksitetit të çështjes.

Paneli gjyqësor ka bërë të ditur se një shtyrje tjetër mund të ndodhë nëse vlerësohet e domosdoshme. Ndërkohë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë përfunduar deklaratat e tyre më 18 shkurt, duke u deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat. Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023.