7 të arrestuar në aksion për shpronësime të kundërligjshme në tri komuna

Para pak minutash

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar një aksion në Prishtinë, Lipjan dhe Vushtrri, në kuadër të hetimeve për shpronësime të kundërligjshme.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar shtatë persona, të dyshuar për vepra si dhënia dhe marrja e ryshfetit, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe ndihma në kryerjen e këtyre veprave.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar para të gatshme mbi 6 mijë euro, pajisje teknologjike dhe dokumente të ndryshme. Për të njëjtin rast, edhe në dhjetor të vitit të kaluar ishin arrestuar shtatë persona të tjerë.