Ministri britanik i Mbrojtjes viziton Kosovën, takime për sigurinë

Para 12 oresh

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se në Kosovë ka mbërritur ministri britanik i Mbrojtjes, Vernon Coaker.

Gjatë vizitës, ai është takuar me komandantin e KFOR, Ozkan Ulutash, ku është diskutuar për situatën aktuale të sigurisë dhe rolin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit në vend.

Ministri britanik ka riafirmuar angazhimin e Mbretëria e Bashkuar për paqen dhe sigurinë në rajon.