Në Mitrovicë të Jugut gjenden eshtrat e dy personave, dyshohet se i përkasin të zhdukurve gjatë luftës

Para pak minutash

Në Mitrovicë të Jugut janë zbuluar eshtrat e të paktën dy personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Policia bën të ditur në raportin 24-orësh se gërmimet janë kryer me urdhër të gjykatës, ndërsa dyshohet se mbetjet mortore u përkasin personave të listës kombëtare të të zhdukurve me forcë gjatë periudhës së luftës 1998-1999, transmeton Klankosova.tv.

“Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes mbetjet e eshtrave janë sjellur në  IML për ekzaminim mjekësor dhe konfirmim të identitetit përmes analizës së ADN-së”, thuhet më tej në njoftimin e policisë .