Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Afati për koalicione deri më 7 maj

Para pak minutash

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdojnë afatet zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit, përfshirë edhe periudhën për formimin e koalicioneve.

Sipas njoftimit, partitë politike kanë afat nga 1 deri më 7 maj 2026 për të deklaruar pjesëmarrjen, mospjesëmarrjen apo hyrjen në koalicione. Ky obligim vlen për 53 partitë e regjistruara në Kosovë.