Alkooli dhe timoni, kombinim vdekjeprurës: tragjedia në Durrës

Para pak minutash

Sot pritet të jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçi, autorin e aksidentit fatal në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Sipas Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe nën masa të larta sigurie. 57-vjeçari dyshohet se, në gjendje të dehur, humbi kontrollin e automjetit dhe përplasi tre të mitur. Ai u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më pas nga policia, ndërsa testi i alkoolit rezultoi pozitiv.