Lot” – kënga që s’po zbret nga trendet, dëgjohet kudo në Evropë!

Para 11 muaj

Dy nga emrat më të dëgjuar të muzikës shqiptare, Butrint Imeri dhe Tayna, kanë lansuar bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Lot”, dhe kënga është shndërruar menjëherë në një superhit ndërkombëtar.

Bashkëpunimi i tyre ka pushtuar listat e trendeve në YouTube, duke u renditur në vendin e parë në Zvicër dhe Lihtenshtajn, si dhe në top 5 në Gjermani, Austri, Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar.